Koke i Atletico Madridit është lojtari që ka vrapuar më së shumti këtë edicione në Ligën e Kampionëve
Mesfushori spanjoll në 10 ndeshje sa janë zhvilluar, ka vrapuar hiç më pak se sa 120 kilometra, me një mesatare nga 11 km për ndeshje, shkruan AS.
Në vendin e dytë është Antonie Griezmann me 111.3 km, i ndjekur nga mesfushori i Leicester Cityt me 107.4 km.
Top pesëshen e përmbyllin lojtari tjetër i Atletico Madridit, Gabi me 106.7 km dhe Daniel Carvajal me 99.8 km. /Express/


