Milan ka hyrë në garë për sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku
Drejtuesit e rinj të Milanit janë gati të shpenzojnë gjatë verës, pasi dëshirojnë të ndërtojnë një skuadër të fortë për vitet e ardhshme.
Në listën e tyre është edhe sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku, i cili ka shënuar 24 gola dhe prin në listën e golashënuesve në Premierligë, shkruan talkSPORT.
Por, Milan do ta ketë shumë të vështirë, pasi për lojtarin po interesohen edhe Chelsea, United, Bayern Munich dhe Real Madrid. /Express/



