Inter pritet të bëjë disa transferime të mëdha gjatë verës së ardhshme
Drejtuesit e rinj të Interit janë gati që të shpenzojnë miliona euro për transferimin e disa futbollistëve të mëdhenj.
Sipas Calciomercato, Inter do të investojë në lojtarë që luajnë mbrapa Icardit, pasi dëshirojnë të kenë një sulm shumë të fortë.
Pavarësisht se Ivan Perisic dhe Antonio Candreva kanë kaluar një edicion të mirë, Inter në listë ka edhe katër emra të mëdhenj.
Fillimisht synohen dy italianët e talentuar, Domenico Berardi i Sassuolos dhe Federico Bernardeschi i Fiorentinas.
Pastaj në listë janë edhe ylli i Real Madridt, James Rodriguez dhe ai i Monacos, Bernanrdi Silva. /Express/



