Luis Suarez tashmë ka filluar të mendojë për ndeshjet e ardhshme në La Liga dhe Copa del Rey
Barcelona tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve, por Luis Suarez insiston se ata do të luftojnë deri në fund për titujt që kanë mbetur.
Katalunasit janë në gjysmëfinale të Copa del Rey dhe në vendin e dytë na La Liga me 3 pikë më pak se sa Real Madrid, që po ashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Falënderoj tifozët për përkrahje deri në fund. Tani është koha të pushojmë dhe të mendojmë për atë që vjen. Ne jemi Barcelona dhe gjithmonë luftojmë deri në fund”, ka shkruar Suarez në Instagram. /Express/


