Takohen PDK dhe NISMA, kësaj të fundit i ofrohen tetë ministri

PUBLIKUAR

takohen-pdk-dhe-nisma-k-euml-saj-t-euml-fundit-i-ofrohen-tet-euml-ministri_hd
Partia Demokratike e Kosovës është vënë në kërkim të partnerëve për bashkëqeverisje e në kërkim të numrave në Kuvend.

Zyrtarë të PDK-së dhe të Nisma për Kosovën janë takuar për të biseduar mundësinë e bashkëqeverisjes. Burime brenda takimit i kanë thanë televizionit Rrokum se oferta që i është bërë Nismës së Fatmir Limajt nga ish-bashkëpartiakët e tij, është hiç më pak se tetë ministri.

Sipas këtij burimi, zyrtarët e PDK-së u kanë thanë atyre të Nismës se përveç Ministrisë së Financave, mund ta zgjedhin cilëndo nga ministritë tjera.

Takimin dhe ofertën e PDK-së e ka konfirmuar për televizionin Rrokum edhe sekretari i Nisma-s, Fitim Selimi.

Ndonëse Selimi ka hezituar të flas me shifra për numrin e ministrive të ofruara, ai ka thënë se në takimet që janë zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve kyç të të dyja partive, kanë marrë oferta për koalicion.

Por, sipas Selimit, pavarësisht kësaj oferte që kanë marrë, Nisma për Kosovën do të vazhdojë që t’i qëndrojë besnik koalicionit të bllokut opozitar, të nënshkruar me dy partitë e tjera, LDK e AAK.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...