PDK-LDK s’i kanë votat për Demarkacionin

PUBLIKUAR

Dy partnerët e koalicionit, PDK-ja dhe LDK-ja, nuk kanë arritur ende t’i bindin deputetët e tyre që janë kundër Marrëveshjes së Demarkacionit që ta kalojnë atë, pavarësisht thirrjeve tashmë edhe të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe të SHBA-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Jo vetëm opozita, kundër Marrëveshjes së Demarkacionit janë edhe një numër jo i vogël i deputetëve të koalicionit, të cilët thonë se nuk do të ndërrojnë mendje.

 

Nait Hasani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj janë vetëm disa nga deputetët të cilët bindshëm kanë ritheksuar se nuk do ta votojnë versionin aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit.

Ndërkohë Hatim Baxhaku, Anton Quni e Shukri Buja nuk kanë preferuar ta publikojnë qëndrimin e tyre, sado që disa herë janë zotuar se do të veprojnë në mënyrën më të duhur, shkruan “Zëri”.

Pos këtyre, deputetët Shaip Muja, Vjosa Osmani, Melihate Tërmkolli, Arben Gashi, Fatmir Rexhepi e Raif Qela janë disa emra të tjerë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth Demarkacionit.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar edhe njëherë se nuk do ta votojë Marrëveshjen e Demarkacionit po që se ajo shkon në Kuvend.

“I kam deklaruar qe dy vjet këto gjëra, pse nuk e votoj dhe as nuk kam ndërruar qëndrim. Pa konsensus nuk e votoj asnjë demarkacion”, ka deklaruar Hasani për “Zërin”…

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...