Ish-kryeministri i vendit Bajram Rexhepi gjatë orës 14:00 i është nënshtruar një operacioni, i cili tashmë ka përfunduar.
Indeksonline mëson se pas përfundimit të këtij operacioni, shpejtë pritet që Rexhepi të transferohet në mjekim inteziv për rehabilitim. Sipas po të njëjtave informata edhe pas përfundimit të këtij operacioni, është ende herët të flitet për gjendjen shëndetësore të tij.
Operacioni në fjalë është udhëhequr nga neurokirurgu Arsim Morina teksa duhet përkujtuar që Rexhepi i është nënshtruar këtij operimi pas dy sulmeve që ka pasur në tru./Indeksonline/


