Ish kryeministri Bajram Rexhepi ende pa vetëdije, gjendja e tij s’ka ndryshuar

PUBLIKUAR

Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi është ende pa vetëdije, që kur është dërguar në Kujdesin Intensiv pas një sulmi në tru që e pësoi të hënën mbrëma.

Kështu tha për Express zëdhënësi i QKUK’së Shpend Fazliu. Ai tha se Bajram Rexhepi vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve intensiv.

“ Jo, gjendja e tij shëndetësore  nuk ka ndryshuar nga ajo që kemi raportuar. Ish kryeministri vazhdon të jetë pa vetëdije”, tha Shpend Fazliu.

Zyrtarë të QKUK-së thanë gjatë ditës për Express se Bajram Rexhepit i është bërë CT-ja ndërkohë që po presin për rezultatet.

Familjarët e Bajram Rexhepit nuk deshën të flasin për këtë rast.

Ish kryeministri është dërguar në QKUK mbrëmë rreth orës 20:00./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...