Gianluigi Buffon pritet të ketë shumë punë të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është shpresa më e madhe e italianëve, i cili pritet të ketë shumë punë të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”, kur “Zonja e Vjetër” ballafaqohet me Barcelonën.
Por, UEFA ka publikuar një statistikë interesante për legjendën e Juves, ndoshta do ta ndihmojë edhe në këtë ndeshje.
Sipas UEFA-s, Gianluigi Buffon kurrë nuk ka humbur një ndeshje eliminuese me Juventusin në garat e UEFA-së, pasi fitores në sfidën e parë. /Express/



