Mateo Kovacic mund të rikthehet në Serie A gjatë verës
Sipas Sky Sport, në listën e përforcimeve të Milanit për sezonin e ri është edhe emri i mesfushorit të Real Madridit, Mateo Kovacic.
Thuhet se ish anëtari i Dinamo Zagrebit mund të largohet nga Los Blancos në fund të sezonit për shkak se nuk po luan rregullisht, përcjelL Express.
Transferimi i Kovacic tek Rossonerët do të ishte një goditje për Interin, pasi lojtari më herët ka qenë pjesë e Nerazzurrëve. /Express/



