Vulin: Jabllanoviq nuk e ka mbështetjen time për kryetar të Listës Serbe

PUBLIKUAR

 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandr Vulin, i ka komentuar tensionet e fundit në Listën Serbe.

Duke folur për kryetarin e ardhshëm të këtij subjekti, ai ka thënë se postin e kryetarit mund ta mbajë vetëm ai që e ka përkrahjen e Qeverisë serbe.

“Ai nuk mund të vendosë. Kush e ka mbësthetjen e Qeverisë së Serbisë për mua është kryetar i Listës Serbe. Unë nuk e mbështes Jabllanoviqin”, ka thënë Vulin për Blicin serb, transmeton lajmi.net.

Tensionet në Listën Serbe kanë ardhur pas dy kërkesave që janë dërguar në KQZ për ta marrë postin e kryetarit të këtij subjekti politik.

Ishte Slavko Simiq i pari që e dërgoi këreksën, për të pasuar pastaj Jabllanoviq.

Tensionet u rritën sidomos në njërën nga mbledhjet që i pati kjo parti në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku pati përplasje të ashpra ndërmjet anëtarëve.

Lista Serbe që deri më tani ka ekzistuar vetëm si iniciativë qytetare, pritet që shumë shpejt të miratohet nga KQZ si subjekt politik

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...