
Isco nuk do të largohet nga Real Madridi, duke konfirmuar se ai nuk sheh asnjë arsye për të “shkelmuar” klubin më të mirë në botë.
Spanjolli shijoi një sezon të suksesshëm me Realin vitin e kaluar pasi kaloi në Bernabeu nga Malaga, por ai nuk po siguron minutazh të mjaftueshëm këtë sezon.
Pavarësisht kësaj mesfushori 22-vjeçar shprehet i kënaqur që ka mundësi ta veshë fanellën e bardhë dhe nuk sheh arsye pse duhet të largohet.
“Mendimet e mia për karrierën te Madridi janë shumë pozitive. Jam te skuadra më e mirë në botë, ne po fitojmë tituj, ne arritëm La Deciman [sezonin e kaluar] dhe shpresoj të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.
“Mendoj se vendi më i mirë për të vazhduar të fitoj edhe më shumë tituj është Real Madridi”, ka thënë Isco. /Telegrafi/


