Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic ka thënë se trembëdhjetë familjet e kthyera serbe në Lubozhdë të Istogut ishin të ekspozuar ndaj kërcënimeve verbale gjatë natës së Pashkës, shkruan Tanjug
Jevtic ka thënë se persona të panjohur hodhën fishekzjarre në mbrëmje në shtëpinë ku janë vendosur të kthyerit serbë. Jevtiç poashtu ka thënë se serbët u janë nënshtruar kërcënimeve verbale dhe se është shqetësuese që në ato momente ata nuk kanë asnjë mbrojtje, transmeton lajmi.net.
Edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se është shqetësuese gjendja e sigurisë në Kosovë


