BIK-u: Përdhosja e xhamisë dhe Kuranit, e papranueshme

PUBLIKUAR

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë sot xhamisë në Llabjan, duke e cilësuar këtë si veprim që dëmton përpjekjen e komuniteteve ndërfetare për krijimin e mirëbesimit ndërfetar.

BIK ka kërkuar nga organet që të marrin masa për sigurinë e objekteve fetare që ato të mos bien pre e individëve që kanë qëllime të errëta, transmeton Indeksonline.

Ky është reagimi i plotë i BIK-ut:

Sot pasdite xhamia e Llabjanit është demoluar nga një pjesëtar i komunitetit serb i cili përveç dëmtimit të xhamisë   ka bërë edhe përdhosjen e  sallës së lutjeve si dhe ka dëmtuar e përdhos lehvat me ajete nga Kurani famëlartë që kanë qenë të vendosura në muret e xhamisë.

Sulmi, përdhosja dhe demolomi i objekteve e simboleve fetare, përveç që  është akt i papranueshëm, është veprim që dëmton seriozisht përpjekjet e komuniteteve fetare për krijimin e mirëbesimit ndërfetar e ndëretnik .

Sulmet e tilla  dhe përdhosja e objekteve fetare  nxisin e ringjallin urrejtje, mos durim e dhunë, frikën dhe klimën e mosbesimit tek popullata e Kosovës, andaj duhet angazhim i të gjithëve që këso veprime të mos na përsëriten.

Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare, që ato të mos  bien pre e individëve që kanë qëllime të errëta dhe drejtësia të vihet në vend.

Nga ana jonë  ne mbetemi të përkushtuar për kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit e mirëbesimit në vendin tonë.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...