Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.
“Kjo festë dhe këto ditë të shpresës, dashurisë dhe mirëkuptimit, uroj t’ju gjejnë mes njerëzve tuaj të dashur, familjeve tuaja, me gëzime dhe shumë të mira për juve.
Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, shkruan Thaçi në Facebook.
Festën e Pashkëve e ka uruar edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët katolikë, ortodoksë dhe besimtarët e tjerë të krishterë të cilët kremtojnë këtë festë të rëndësishme.
“Festa e Pashkëve përçon te besimtarët anekënd mesazhe të fuqishme të shpresës, të optimizmit dhe të dashurisë, duke përforcuar besimin, virtytet dhe vlerat më të larta njerëzore. Për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e kryeministrit Isa Mustafa.


