“Interi më i mirë se Milani” (Foto)

PUBLIKUAR

Massimo Moratti e sheh Interin favorit ndaj Milanit

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për derbin “Della Madonnina”, që zhvillohet sot nga ora 12:30, transmeton Gazeta Express.

Moratti beson se Interi është favorit dhe në rast fitores në derbin e sotëm, do të rrëmbejë pozitën e gjashtë, që mbahet pikërisht nga Milani.

“Favorit? Nëse i krahasojmë dy ekipet nga jashtë, Interi duket më i mirë se Milani”, u përgjigj Moratti për “Sky Sport Italia”.

“Pioli është trajner shumë i mirë, pavarësisht se momentalisht nuk po kalojnë nëpër një formë të mirë”, shtoi ai.

“Montella? Më pëlqen. Ai po e kryen punën e tij si është më së miri, pavarësisht mungesave”, theksoi mes tjerash Moratti për “Sky Sport Italia”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...