Për herë të parë, Isa Mustafa e pranon fajin për Demarkacionin

PUBLIKUAR

Është hera e parë që Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka pranuar fajin për dështimin e Demarkacionit me Malin e ZI, ndonëse deri më tani e ka akuzuar e fajësuar vetëm opozitën që e pamundësonte shënjimin e kufirit.

Kreu i ekzekutivit në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se përgjegjësia më e madhe për demarkacionin është e pozitës, pra pushtetit.

Por thotë se nuk e kupton as opozitën të cilët sipas Mustafës për një kauzë  po e  mbajnë peng Kosovën.

“Mendoj se përgjegjësia më e madhe në këtë rast është e pozitës, pushtetit, deputetëve të pozitës, sepse programi ynë qeverisës është i pozitës. Por, në këtë rast unë nuk e kuptoj as opozitën, e cila për një kauzë, dëshiron ta mbajë peng qytetarin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...