Deputetët e LDK-së ‘të përçarë’ për Demarkacionin

PUBLIKUAR

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mbeten në dysh sa i përket Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht deklaratës së kreut të tyre për unifikim ndaj kësaj çështjeje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Emrat më të zëshëm brenda këtij subjekti, të cilët kanë kundërshtuar fuqishëm këtë marrëveshje ende janë kundër saj pa marrë parasysh fjalët e kryeministrit Mustafa, kurse ka edhe të tjerë deputetë që e mbajnë qëndrimin e tyre të fshehur për Marrëveshjen e Demarkacionit.

 

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, ende beson në kalimin e Marrëveshjes së Demarkimit të Kufijve.

“Po, besoj dhe shpresoj”, ka thënë ai, duke theksuar se shpreson që deputetët e LDK-së të cilët nuk e përkrahin këtë marrëveshje të ndërrojnë mendje.

“Të shpresojmë se po”, ka përfunduar Gecaj.

Në anën tjetër deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, nuk beson në kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij, që kjo marrëveshje të kalojë duhet bërë konsensus mes partive politike.

“Unë nuk besoj se do të kalojë kjo marrëveshje pa konsensus mes partive politike për çështje kombëtare siç është demarkacioni”, ka thënë Hasani…

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...