Erdogan do ta fitojë referendumin, parashohin sondazhet

PUBLIKUAR

Dy sondazhe të opinionit treguan sot se shumica e turqve do të votojnë me “po” në referendumin e së dielës për ndryshimin e Kushtetutës.

Ndryshimi parasheh kompetenca të reja për presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Kompania e sondazheve Konda tha se numri i votuesve me “po” qëndron në 51.5 përqind dhe sqaroi se anketat e saj kanë pasur një margjinë gabimesh prej plus ose minus 2.4 përqind.

Sondazhi i kompanisë Gezici tha se mbështetja për ndryshimin e Kushtetutës qëndron në 51.3 përqind.

Nëse kalon, referendumi do ta kthejë Turqinë nga një republikë parlamentare në republikë presidenciale, përcjell REL.

Në atë rast, presidenti do të ketë fuqi të pambikëqyrur për të emëruar dhe shkarkuar ministra, do të mund të shpërndajë parlamentin për çfarëdo arsye dhe do të mund të miratojë ligje me urdhra ekzekutivë.

Fushata për referendum ka dëmtuar marrëdhëniet e Turqisë me disa aleatë në Evropë, pasi këta të fundit nuk u kanë lejuar autoriteteve turke të mbajnë tubime politike në territoret e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...