Futbollisti i Dortmundit duke qarë: Nuk deshëm të luajmë ndaj Monacos (Video)

PUBLIKUAR

Nuri Sahin insiston se lojtarët e Borussia Dortmundit nuk kanë dashur të luajnë ndaj Monacos

Pa kaluar 24 orë nga sulmit me bombë ndaj autobusit të Dortmundit, ku i lënduar mbeti edhe Marc Bartra, UEFA vendosi që ndeshja të zhvillohej kundër Monacos.

Kjo edhe ndikoi të futbollistët e skuadrës gjermane, të cilët u mposhtën 2:3 nga Monaco në stadiumin e tyre.

Pas ndeshjes duke qarë, Nuri Sahin tha se lojtarët  nuk kanë dashur që të luajnë këtë takim, pasi nuk kanë qenë të gatshëm.

“Është e vështirë të flasësh, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Ne nuk kemi dashur të luajmë, por e dimë se kemi përgjegjësi, sepse përfaqësojmë një nga klubet më të mëdha në botë”, tha Sahin pas humbjes nga Monaco.

Kundër zhvillimit të kësaj ndeshje ishte shprehur edhe trajneri Thomas Tuchel, i cili tha se dikush në Zvicër vendosi për fatin e tyre. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...