Karim Benzema po kalon momente shumë të mira në Real Madrid
Sulmuesi francez, Karim Benzema është zgjedhja e parë e trajnerit Zinedine Zidane dhe këtë ai po e shpërblen me paraqitje të mira.
Kjo është edhe mëritë e përkushtimit të francezit, i cili ka humbur 5 kilogramë.
“Pesha ime? Kam humbur 5 kilogramë”, tha shkurt Benzema pas fitores ndaj Bayernit.
Ai po ashtu foli edhe rreth të ardhmes së tij, ku ta se Reali është skuadra e zemrës dhe ai do të dëshironte shumë që të mbyllte karrierën në Santiago Bernabeu. /Express/



