Ahmetaj: Pa Demarkacion s’ka viza

PUBLIKUAR

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi është kriter i vetëm që duhet përmbushur domosdoshmërisht nga Kuvendi i Kosovës dhe çdo vonesë në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje rrezikon shtyrjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj.

Sipas saj, institucionet e BE-së kanë qenë të qarta në kërkesat e tyre karshi Republikës së Kosovës sa i përket liberalizmit të vizave dhe tashmë nuk ka mbetur asnjë pengesë tjetër.

Madje, ajo ka thënë se Komisioni Evropian është duke pritur plotësimin e vetëm të këtij kushti para se të lëvizë me hapa të shpejtë drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ndërkohë, Ahmetaj ka treguar se Qeveria do ta procedojë në Kuvend këtë marrëveshje në një moment të përshtatshëm, pa treguar për kohën.

Ministrja Ahmetaj ka thënë se Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht punën e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, megjithatë kjo është detyrë e vazhdueshme e institucioneve kosovare. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...