Ambasada e SHBA-ve deklarohet për zgjedhjet e parakohshme

PUBLIKUAR

Partitë opozitare ka kohë qe janë në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme. Një proces të ri zgjedhor po e mbështet edhe një pjesë e deputetëve të PDK-së.

Ndërkohe, fundin e kësaj legjislature po e shohin edhe njohësit e çështjeve politike.
Madje, kohëve të fundit janë përfolur edhe data konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mirëpo, ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nuk shpreh përkrahje në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Në një prononcim për Indeksonline zëdhënësja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J.Michelle Schohn thotë se ambasadës asnjëherë nuk i është kërkuar përkrahja për zgjedhjet e parakohshme dhe se ata asnjëherë nuk kanë shprehur përkrahje për zgjedhjet e parakohshme në ndonjë datë të caktuar.

“Ambasadës as nuk i është kërkuar përkrahje për zgjedhje të parakohshme dhe as që ka shprehur përkrahje për zgjedhje të parakohshme në ndonjë datë të caktuar”, ka thënë Schohn për Indeksonline.

Në anën tjetër, Nisma për Kosovën tashmë ka nisur mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës , duke nisur kështu edhe mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Mustafa./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...