Java e fundit për marrëveshje – pastaj vijnë konsultimet për zgjedhje

PUBLIKUAR

Java e fundit për marrëveshje – pastaj vijnë konsultimet për zgjedhje

Partitë politike kanë kohë edhe javën që po hyjmë për t’u marrë vesh për zhbllokimin e situatës politike në Kosovë. Në të kundërtën, Presidentja do t’i nisë konsultimet për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Vetëm edhe tetë ditëkanë partitë politike për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja. Në të kundërtën, Presidentja do t’i nisë bisedimet me partitë politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Krejt këto lëvizje pritet të ndodhin për të mos lejuar bllokimin financiar të Kosovës në mungesë të buxhetit të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, deri më tash, asnjë parti politike nuk i ka përkrahur zgjedhjet e reja me arsyetimin se duhet të krijohen institucionet e reja bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës i kanë thënë Gazetës Express se java e dytë e nëntorit do të jetë koha e shpallje së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nëse partitë politike nuk arrijnë të dakordohen për të ecur më tutje në ndërtimin e institucioneve të reja.express/

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë, KQZ jep informacionet e fundit për mërgatën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një sqarim për votuesit e regjistruar për votimin...

Abdixhiku për debatet Kurti-Lushtaku: Ne s’dimë me bo asi pune!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

KQZ: Votimi me postë do të fillojë më 21 maj

Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhje, ku mori vendim për miratimin e ndryshimit dhe...