Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i Bayern Munichut, ka një lajm të keq për Real Madridin
Numri një i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se Florentino Perez e di shumë mirë se skuadra nga “Allianz Arena” nuk është e gatshme ta shesë Robert Lewandowskin.
Gjatë këtyre muajve është përfolur se Los Blancos do të tentojnë ta transferojnë sulmuesin polak, i cili këtë sezon ka shënuar 26 gola në 28 ndeshje.
“Perez dhe unë e dimë se çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është e mundur. Real Madrid e di se Lewandowskin nuk është në shitje”, ka deklaruar Rummenigge gjatë një interviste për AS. /Express/



