Lutfi Haziri rrënon ‘Agim Ramadanin’!

PUBLIKUAR

Të enjten e kaluar kompania që ka fituar tenderin për ndërtimin e rrethit të Gjilanit i kishte dërguar ekskavatorët për ta rrënuar objektin e shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani”, e cila mban emrin e heroit kombëtar që nga viti 1999, por nuk është lejuar nga drejtuesit e saj dhe të cilët janë detyruar ta thërrasin Policinë e Kosovës në Gjilan, shkruan sot, gazeta Zeri.

Derisa sot shënohet përvjetori i 18-të i vrasjes së heroit të kombit Agim Ramadani në Koshare, pikërisht në këtë ditë ekskavatorët e Komunës së Gjilanit mund ta rrënojnë objektin e shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani”.

Të enjten e kaluar kompania që ka fituar tenderin për ndërtimin e rrethit të Gjilanit i kishte dërguar ekskavatorët për ta rrënuar objektin e shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani”, e cila mban emrin e heroit kombëtar që nga viti 1999, por nuk është lejuar nga drejtuesit e saj dhe të cilët janë detyruar ta thërrasin Policinë e Kosovës në Gjilan.

Pas intervenimit të këtyre të fundit kompania ndërtuese ka ndërprerë punimet, përderisa ekskavatorët e saj ende qëndrojnë pranë objektit të Shoqatës së Gjahtarëve në pritje të fillimit të punimeve.

Ibrahim Ramadani, sekretar i shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani”, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se të enjten e kaluar kompania që ka fituar tenderin për rregullimin e rrethit i ka ofruar ekskavatorët për ta rrënuar objektin e Shoqatës. Por pas intervenimit të Policisë së Kosovës i kanë ndërprerë punimet…

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...