Bayerni përmbys Dortmundin

PUBLIKUAR

Bayerni përmbys Dortmundin

Bayern Munichu është kthyer nga disavantazhi i pjesës së parë, për ta fituar kryendeshjen e Bundesligas kundër Borussia Dortmund (2-1).

Në takimin zhvilluar në Allianz Arean, Aubameyang u angazhua nga e djathta duke dërguar një harkim të mirë në zonë dhe Marco Reus shënoi për ekipin mysafir (31’).

Ish-sulmuesi i BVB, Robert Lewandowski i ktheu bavarezërt në lojë në minutën e 72-të duke e barazuar rezultatin.

Goli i fitores për kampionin erdhi nga penaltia. Subotic ndërhyri në Ribery dhe arbitri shënjoi në pikën e bardhë.

Arjen Robben e dërgoi Weidenfellerin në anën e kundërt dhe e dërgoi topin në rrjet (86’).

Bayern Munichu vazhdon kryesimin në Bundesliga me katër pikë më shumë se përcjellësi i parë, Wolfsburg.

Ndërkaq, kjo humbje e thellon akoma më shumë krizën e te Borussia Dortmundit që ka hyrë në zonën e rrezikut (pozitën e 16-të) me vetëm shtatë pikë nga dhjetë javët e para. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...