Leonardo Bonucci ka paralajmëruar Barcelonën se “nuk janë të fortë si në vitin 2015” dhe se Juventusi është rritur shumë këto dy vjet.
Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, pret një ndeshje të vështirë të martën mbrëma ndaj Barcelonës, i cili thotë se Luis Suarez do të jetë lojtari për të cilin do të kujdeset në “Juventus Stadium”.
Ai mes tjerash paralajmëroi Barcelonën se Juventusi nuk është ajo skuadër e vitit 2015 kur humbën në finale të kësaj gare, derisa ata nuk janë të fortë më si më parë.
“Neymar është rritur si lojtar, Mascherano ka bërë më shumë eksperiencë në mbrojtje derisa Ivan Rakitic është zhvilluar dhe përshtatur edhe më mirë te Barça. Por, mendoj se kjo Barcelonë nuk është e fortë siç ishte në vitin 2015, sipas mendimit tim kuptohet”, tha Bonucci.
“Suarez është lojtar shumë i lëvizshëm, ai kurrë nuk ndalet së vrapuari e luftuari për çdo top, por ne kemi mbrojtje të fuqishme dhe mund të kujdesemi për këtë”, shtoi Bonucci. /Express/


