Casemiro, “jokeri” i Zidanit (Foto)

PUBLIKUAR

Pas Raphael Varane, i cili do të jetë jashtë fushave deri në fund të këtij muaji, është lënduar edhe Pepe – për të cilin raportohet se ka përfunduar sezoni. Tani, në raste emergjente, duket se Casemiro do të jetë “jokeri” i Zidanit.

Kanë filluar telashet për trajnerin, Zinedine Zidane, pikërisht në pjesën më të rëndësishme të sezonit, shkruan Gazeta Express.

Pas mbrojtësit francez, Raphael Varane, i cili do të jetë jashtë fushave deri në fund të këtij muaji, është lënduar edhe mbrojtësi portugez, Pepe, për të cilin raportohet se ka përfunduar sezoni.

Pepe u lëndua në sfidën ndaj Atletico Madridit e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, e cila përfundoi 1:1.

Portugezi u lëndua nga bashkëlojtari, Toni Kroos, që ia theu dy brinjë – lëndim ky që do ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, përcjell Express.

Kjo do të thotë se tani Reali ka mbetur me dy qendërmbrojtës klasik, kapitenin Sergio Ramos dhe spanjollin e akademisë, Nacho Fernandez.

Por, edhe këtë dy lojtarë janë një problem për trajnerin e Real Madridit.

Sergio Ramos, është vetëm një karton larg suspendimit në Ligën e Kampionëve, çka do të thotë se nëse ndëshkohet në “Alianz Arena” ndaj Byaern Munich, ai nuk luan në sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Me këtë rast, Real Madridi do të mbeste vetëm me një qendërmbrojtës klasik, Nachon, lojtar që nuk është titullar, madje është zëvendësues i zëvendësuesve, asnjëherë nuk luan para Pepe, Varane e Ramos.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...