Juan Cuadrado beson se Juventusi mund ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve
Të martën mbrëma “Zonja e Vjetër” pret Barcelonën në “Juventus Stadium” për ta zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kmapionëve, derisa ajo kthyese zhvillohet të mërkurën e ardhshme në “Camp Nou”, tranemton Gazeta Express.
I pyetu nëse Juve ka ndonjë shans ndaj skuadrës që i mposhti në finale të kësaj gare në vitin 2015, anësori Juan Cuadrado, u përgjigj shumë pozitiv për këtë ndeshje.
“A besojmë se mund t’ia dalim? Natyrisht se mundemi, gjithmonë. E di se çfarë ekipi kemi dhe çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Jemi të fortë mjaftueshëm për t’u kujdesur për Barcelonën”, tha fillimisht Cuadrado.
“Ajo çfarë duhet të bëjmë është të përgatitemi sa më mirë dhe kur të vijë sfida të jemi në 105 % dhe të japim gjithçka në fushë”, shtoi ai. /Express/


