Prishtina shënon fitore të madhe

PUBLIKUAR

Prishtina shënon fitore të madhe

Prishtina e ka fituar derbin përballë Besës, dhe është ngjitur në vendin e dytë në renditjen tabelore. Kurse Trepça ’89 nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë Ferizajt.

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në garë për titullin e kampionit në Superligë. Ekipi bardh e kaltër në kryeqytet e ka mposhtur besën me rezultat 2:1.

Golat për Prishtinën i kanë realizuar Durim Gashi (45) dhe Driton Krasniqi nga penalltia (56). Kurse, autor i golit për Besënishte Kastriot Rexha në fund të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Prishtina është ngjitur në vendin e dytë në renditjen tabelore me 22 pikë të tubuara, tre më pak sesa lideri i SUperligës, Feronikeli. Kurse, Besa mbetet në kuotën e 19-të pikëve.

Ferizaj – Trepça ’89 0:0

Trepça ’89 ka bërë edhe një gabim. Ekipi nga Mitrovica nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë Ferizajt 0:0. Pas këtij barazimi, Trepça ’89 është ngjitur në kuotën e 22 pikëve, derisa Ferizaj tani ka 12 pikë.

Superliga- java 13:

E premte

Feronikeli – Istogu 3:1.

E diel:

Trepça – Drenica

Vëllaznimi – Drita

Llamkos Kosova – Hajvalia

Ndeshjet fillojnë në orën 13:00

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...