Hitzfeld godet mjekët e Anglisë për Shaqirin (Foto)

PUBLIKUAR

Ottmar Hitzfeld, ish trajneri i Bayern Munichut dhe Zvicrës, ka kritikuar mjekët në Angli për shkak të Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri ndeshje e fundit për Stoke Cityn e ka luajtur në janar, në barazimin ndaj Manchester Cityt 1:1.

Ai vuan nga një lëndim në pulpën e majtë të kombes tash e disa muaj. Ish trajneri i Bayern Munichut dhe Zvicrës, Ottmar Hitzfeld  fajëson mjekët në Angli për mos shërimin e yllit të Kosovës.

“Në përgjithësi, departamenti mjekësor në Angli nuk është i mirë, jo si në Gjermani apo Zvicërs”, ka deklaruar Hitzfeld për Blick, përcjell Express.

“Anglezët kanë mjekët më të këqij sesa zviceranët apo gjermanët. Sa i përket rigjenerimit, përgatitjen fizike apo palestër, Zvicra dhe Gjermania janë përpara Anglisë”, ka theksuar ai.

“Xherdani si i ri është i fuqishëm. Ai ka muskuj të pabesueshëm. Kjo ju bën më të fortë, veçanërisht për shkak se Xherdani ka varësi të shpejtësisë, nxitim dhe manovra”, ka thënë ai.

Hitzfeld  mendon se po të ishte Shaiqri në Bayern Munich do ta harronte lëndimin, përcjell Express.

“Praktika më e mirë ishte në Bayern. Dr. Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt është një gjeni në Evropë. Ai e ndjen çdo ndryshim të vogël të një fije muskulore. Shaqirit kjo po i mungon në Stoke”, ka përfunduar Hitzfeld. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...