Mario Mandzukic mund të largohet nga Juventusi gjatë verës
Sipas gazetës turke, Fanatik, skuadra e Besiktasit e ka marrë seriozisht transferimin e Mario Mandzukic në Stamboll, gjatë verës.
Fanatik shkruan se gjiganti turk i ka ofruar Juventusit 10 milionë euro për reprezentuesin e Kroacisë, përcjell Express.
Mandzukic, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2019, kërkohet edhe nga dy klube kineze, Quanjian Tianjin dhe Jiangsu Suning. /Express/



