Zyrtare: Ancelotti konfirmon mungesën e dy yjeve kundër Dortmundit, të gatshëm për Realin (Foto)

PUBLIKUAR

Neuer dhe Muller nuk janë të gatshëm për sfidë kundër Borussia Dortmundit

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se portieri, Manuel Neuer dhe sulmuesi, Thomas Muller, nuk do të luajnë të shtunën në derbi ndaj Borussia Dortmundit, transmeton Gazeta Express.

Por, trajneri italian ka gëzuar tifozët duke thënë se dy lojtarët do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

“Është shumë shpejt për Manuel Neuer që të luajë nesër. Nuk duam të rrezikojmë. Nesër do të mungojë edhe Muller. Por, dytë do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit”, ka thënë Ancelotti në konferencën për media.

“Do të jetë një ndeshje e madhe nesër. Dortmundi është një ndër skuadrat më të mira në Evropë. Ne duhet të bëjmë më të mirën tonë në këtë ndeshje”, shtoi Ancelotti. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...