Vetëvendosja thotë se janë thyer zyrat e saj në Vushtrri (Foto)

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje thotë se zyrat e saj në Vushtrri janë thyer mbrëmë gjatë natës

Sipas VV-së, aty janë vjedhur kompjuterët, televizori dhe saj, ajo që e bën më të dyshimtë këtë akt është fakti se janë vjedhur dokumente të zyrës dhe janë lënë mbishkrime.

“Këto elemente e bëjnë që të duket sulm i organizuar politik për dëmtim dhe frikësim të Vetëvendosjes. Këto sulme po ndodhin pikërisht në kohën kur Lëvizja është subjekti i parë në vend dhe fitorja e saj po i pret zgjedhjet e ardhshme. Thyerja e zyrave të një subjekti politik është sulm politik. Pushteti që po dështon përditë me qeverisje, u është kthyer atyre që di më së miri: veprimeve të dhunshme të natës. Këto sulme janë metodat dhe taktikat e vetme të pushtetit që është kundërshtari kryesor i Vetëvendosjes. Ne i ftojmë organet e drejtësisë ta zbardhin këtë rast si dhe të sqarojnë sa më shpejt rrethanat dhe motivet”, shkruan në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...