Tuna dhe Cozman, 8 mijë euro nga ankandi për fëmijët e sëmurë

PUBLIKUAR

tuna-dhe-cozman-8-mij-euml-euro-nga-ankandi-p-euml-r-f-euml-mij-euml-t-e-s-euml-mur-euml_hdSuperylli shqiptar, Tuna dhe reperi, Cozman, kanë qenë pjesë e një ankandi në Londër për të ndihmuar fëmijë të sëmurë shqiptarë.

Në Londër së fundmi është mbajtur një ankand publik, ku u shitën donacione nga yje shqitpare, duke përfshirë Rita Orën, Tuna dhe Cozman.

Telegrafi mëson se donacionet nga Tuna dhe Cozman u vlerësuan shumë nga të pranishmit dhe e rritën fondin për Omerin, një fëmijë shqiptar i cili vuan nga kanceri.

Organizatorët i kanë përshkruar Tunën dhe Cozmanin si shembull për artistët e tjerë.

Mbi tetë mijë euro është shumë që Tuna dhe Cozman kanë arritur të grumbullojnë për fëmijët shqiptarë në nevojë, teksa këtë e bënë duke i shitur për të interesuarit rrobat e tyre nga klipet dhe koncertet e fundit.

Vlen të përmendet se maica e Cozman e bartur në klipin e fundit është shitur për 200 funte duke qenë një prej gjësendeve që u vlerësua më së shumti nga të gjitha që arrin shumën e 8 mijë eurove.

Po ashtu, Tuna së fundmi është bërë fytyrë zyrtare e brendit botëror, Smirnoff (ku fytyrë është edhe Madonna), teksa Eurokoha ka përkrahur projektin e fundit të madh të Tunës me Getin, videoklipi i të cilit u xhirua në Turqi. Cozman nga ana tjetër është fytyra e Ciroc, një brend që e reklamojnë shumë repera, duke përfshirë edhe P.Diddy.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...