Luciano Spalletti është kandidat për ta marrë drejtimin e Interit gjatë verës
Trajneri Italian, Stefano Pioli pritet të largohet nga skuadra e Interit në fund të këtij edicioni.
Sipas Sport Italia, Nerazzurrët tashmë kanë nisur bisedimet me trajnerin e Romës, Luciano Spalletti.
Ky i fundit pritet të largohet nga ekipi romak gjatë verës, derisa pritet ta marrë drejtimin e Interi, përcjell Express.
Por, sipas mediave italiane kandidat për ta marrë drejtimin e Interit janë edhe Diego Simeone (Atletico Madrid) dhe Jorge Sampaoli (Sevilla). /Express/



