Marco Asensio ka thënë se nuk është duke menduar për asnjë skuadër tjetër, por vetëm për Real Madridin
Juventus kishte shprehur interesim për talentin e Real Madridit, Marco Asensio, i cili nuk po luan shumë këtë edicion.
Por, është vet lojtari që ka shuar thashethemet rreth të ardhmes së tij, pasi thotë se do të qëndrojë në Real Madrid.
“Unë nuk mendoj për skuadrat tjera, por vetëm për Real Madridin. Unë duhet të punojë shumë në stërvitje dhe të shfrytëzojë mundësitë që më jepen”, tha Asensio pas paraqitjes fantastike ndaj Leganes. /Express/



