Studim: Duhani vret një në dhjetë njerëz në botë

PUBLIKUAR

Pirja e duhanit shkakton një në dhjetë vdekje në gjithë botën, ndërsa gjysma e tyre janë në vetëm katër shtete: Kinë, Indi, SHBA dhe Rusi.

Studimi i ri thotë se me gjithë politikat për kontrollin e duhanit, rritja e popullsisë ka parë edhe rritje të duhanpirësve.

Hulumtuesit thonë se vdekshmëria mund të rritet më tej, pasi kompanitë e duhanit, në mënyrë agresive, shënjestrojnë tregjet e reja, sidomos në vendet në zhvillim.

Raporti është publikuar në revistën mjekësore britanike The Lancet.

“Pavarësisht se tash e mbi gjysmë shekulli ka prova të qarta për efektet e dëmshme të duhanit në shëndet, sot, një në katër burra në botë është duhanpirës i përditshëm”, tha autorja e studimit, dr Emmanuela Gakidou./rel/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...