Aleksander Jabllanoviq zyrtarisht është kryetar i Listës Serbe (Dokument)

PUBLIKUAR

Ish-Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviq, që u shkarkua nga ky post pasi fyeu  nënat gjakovare është rikthyer në krye të Listës Serbe me letra.

Lajmi.net ka siguruar dokumentin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku Aleksander Jabllanoviq është tashmë zyrtarisht kryetar i Listës Serbe.

Dokumenti shkruan se Jabllanoviq është kryetar, personi kontaktues i partisë Sllobodan Petroviq, dhe zyrtarja për financa Mirjana Jevtiq.

Dokumenti është i datës 3 prill të vitit 2017, raporton lajmi.net.

Ndërsa një zyrtar brenda Qeverisë së Kosovës i ka thënë lajmi.net në kushte anonimiteti se Lista Serbe ka problem me ndërrimin e ministrave, pasi tash këtë gjë është duke e bërë shefi i ri i kësaj liste Aleksander Jabllanoviç.

Sipas këtij burimi ish shefi i Listës Serbe Slavko Simiq, dhe anëtarët e tjerë nuk janë duke u pajtuar me ndërrimin e ministrave, e këtë gjë e ka në dorë tashmë shefi i ri.

Ndërsa, mëngjesin e sotëm zyrtarët e kësaj liste kanë pasur një konflikt verbal në Kuvendin e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...