Drejtuesit e Milanit duan me çdo kusht që Vincenzo Montella të drejtojë skuadrën edhe për vitin e ardhshëm
Drejtuesit e rinj të Milanit duan që para se të transferojnë ndonjë lojtar, të nënshkruajnë kontratë të re me trajnerin Vincenzo Montella.
Italiani është kërkuar nga shumë skuadra, por Milan nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij, madje kontrata e re e tij shihet si prioriteti kryesor i skuadrës.
Pasi të kenë siguruar shërbimet e tij edhe për disa vite, Milan do të fillojë të transferojë lojtarë të mëdhenj, për ta kthyer skuadrën në maje ët futbollit italian dhe evropian. /Express/



