​Ancelotti flet pas humbjes së parë në vitin 2017

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti e pranoi se mbrojtja nuk ishte shumë solide në pjesën e parë, çka edhe ju kushtoi me humbje nga Hoffenheim

Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë në vitin 2017, pasi është mposhtur në udhëtim nga Hoffenheim me rezultat minimal 1:0.

Trajneri Carlo Ancelotti e pranoi se Hoffenheim e zuri në befasi mbrojtjen e tij jo shumë solide.

“Ishim të papërgatitur nga mënyra e tyre e lojës dhe nuk ishim shumë solidë prapa. Hoffenheimi luajti në mënyrë shumë intensive dhe në pjesën e parë na detyroi të luanim keq. Në të dytën ishim më mirë, më agresivë, patëm shanset tona, por ndonjëherë ndodh që nuk të ecën. Ky është futbolli”, tha Anceloti pas ndeshjes. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...