‘Srpska’: Universiteti në veri të jetë pjesë e ‘Zajednicës’

PUBLIKUAR

Deputetët e Listës Serbe dhe përfaqësues të tjerë serbë në institucionet e Kosovës janë kthyer pas një bojkoti gati 6-mujor, jo vetëm për t’i ruajtur mandatet, por edhe me qëllimin që të jenë prezentë dhe aty afër kur të nisë hartimi i Statutit të BKS-së, me çka praktikisht edhe formohet Bashkësia e Komunave Serbe, e njohur në Serbi si “Zajednica Srpskih Opstina”, shkruan sot, gazeta Zeri.

Që prej përfundimit të luftës, si dhe 8 vjet pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, arsimi dhe shëndetësia në mjediset serbe zhvillohet me sistemin e Republikës së Serbisë. Në këto dy fusha shteti i Kosovës nuk ka funksionuar fare në mjediset serbe, përkundrazi Qeveria e Kosovës ka financuar nga buxheti i vet arsimin dhe shëndetësinë serbe në Kosovë, duke siguruar paga për punëtorët serbë në arsim dhe në shëndetësi, të cilët paguhen edhe nga buxheti i Republikës së Serbisë.

 

Serbia, duke synuar që “Zajednica” të ketë kompetenca mbi arsimin, shëndetësinë dhe planifikimin hapësinor, tani është duke bërë trysni mbi deputetët e Listës Serbe dhe përfaqësues të serbëve në institucionet e Kosovës që të kërkojnë sa më shumë favore për AKS-në, duke përfshirë edhe Universitetin serb të Prishtinës që funksion në Mitrovicë.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...