Zlatan Ibrahimovic karrierën do ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi në fund të sezonit.
Sipas Fox Deportes, ish sulmuesi i Barcelonës, Interit, Juventusit dhe Milanit ka arritur marrëveshje me LA Galaxy, përcjell Express.
Fox Deportes shkruan se ish reprezentuesi i Suedisë te klubi amerikan do të përfitoj më shumë sesa David Beckham, i cili ishte transferuar te kjo skuadër nga Real Madridi në vitin 2007.
Ibra po shkëlqen këtë sezon në Premierligë, por si duket ka vendosur që në verë t’i thotë lamtumirë ekipit nga Old Trafrod dhe Jose Mourinhos. /Express/



