Ilir Deda: Kosova humbi shansin për liberalizim të vizave (Video)

PUBLIKUAR

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës Ilir Deda, ka deklaruar në emisionin “Përballje” të transmetuar në RTV Dukagjini e Telegrafi.com se në Komisionin Evropian ka ekzistuar vullneti që Kosova të shkonte në pako me shtetet tjera sa i përket lëvizjes së lirë në shtetet e Bashkimit Evropian.

“Ata kanë pas shumë dëshirë që na me qenë bashkë me një listë me Gjeorgjinë e Ukrainën sepse kanë thënë e kemi ma lehtë nëse tri shtetet e marrin liberalizimin e vizave edhe na kanë lut gjejeni mënyrën qysh keni me zgjidh demarkacionin dhe natyrisht që e kemi humb shansin sepse tash jemi në një situatë tjetër”, ka deklaruar Deda.

Sipas tij klasa politike ka dështuar për të zgjidhur problemin e demarkacionit që 22 muaj përshkak të papjekurisë politike.

“Na për liberalizim të vizave jemi duke çaluar përshkak të papjekurisë politike që për me u marrë vesh që 22 muaj për demarkacion. Dhe fatura u vishet atyre që janë në Qeveri dhe do të thotë se ne që 22 herë kemi mundur me u marrë vesh  në 22 muaj të paktën, ose 44 herë qysh me zgjidh demarkacionin”, ka deklaruar Deda në emisionin “Përballje”.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit MuhametHajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...