Roger Federer ka fituar titullin e tretë në vitin 2017
Tenisti zviceran, Roger Federer, ka fituar titullin e tretë në vitin 2017 pasi mundi në finale të Miami Open rivalin e madh Rafael Nadal, fitore kjo që e kthen në vendin e katër në ranglistën e përgjithshme pas fitoreve në Florida në Australian Open dhe Indian Wells.
Federer e mposhti 2:0 në sete Nadalin, 6:3 dhe 6:4, duke regjistruar fitoren e dytë ndaj spanjollit në vitin 2017 dhe të 37-tin në përgjithësi. /Express/




