Islami: Pse askush nuk e përkujtoi masakrën e Tivarit?

PUBLIKUAR

Janë bërë 72 vite nga Masakra e Tivarit, por askush nga institucionet e Republikës së Kosovës nuk e përkujtoi këtë ditë. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Sipas tij, më 1 prill, kur edhe ka ndodhur kjo masakër në vitin 1945, institucionet e Republikës së Kosovës do duhej të lëshonin flamurin në gjysmë shtizë apo edhe të mbanin manifestime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Islamit:

“Pse me 1 Prill askush nuk e përkujtoi Masakrën e Tivarit

Dje u bënë 72 vite kur me 1 prill të vitit 1945 u bë Masakra ma e madhe ndaj shqiprtarëve nga forcat komuniste- sllave , dje eshte dashur që në qytetet e Kosovës të lëshohej flamuri në gjysem shtizë, të mbahen orë letrare, konferenca shkencore , simpoziume etj , kur dihet se gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t´i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të”Adriatikut”-në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana(ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni.etj të gjithë këta shqiptarë u vranë me metoda ma çnjerzore e barbare. A thua pas 72 viteve a do të na përsëritet historia, a do të harrohen ; masakra e Reçakut, Izbicës, e Bugujevcëve e shumë të tjera” (sic.), ka shkruar Islami.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...