Dikush përmbledh krejt deklaratat e Shpend Ahmetit me gënjeshtrat lidhur me jahtin (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kundërthëniet e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për qëndrimin e tij në jahtin e Devollëve në Budvë, dikush është përkujdesur që t’ia grumbulloi edhe në një video

Madje, përveç që ia kanë bërë bashkë deklaratat kryetarit Ahmeti, në këtë video i kanë përfshirë edhe qejfet që ish-pronari i jahtit, multimilioneri Qazim Osmani, i kishte bërë në atë hapësirë me yjet e estradës serbe dhe malazeze, transmeton Gazeta Metro.

“Urime Dita e Rrenave Shpend Jahtmeti!”, shkruan mbi këtë video të postuar në faqen Blitz. Para se t’u shitej Devollëve, më herët jahti “Megalodon” ishte e multimilionerit kontraverz Qazim Osmani, i cili thuhet se e ka blerë edhe vilen e Millosheviqit në Serbi.

Fillimisht, Kryetari i Prishtinës ishte munduar që t’i shmanget së vërtetës rreth prezencës së tij në jahtin e Devollëve, pasi që Lëvizja Vetëvendosje më herët i kishte quajtur edhe vëllazëri kriminale, por pas reagimeve të shumta të publikut, Ahmeti ishte detyruar ta pranoj këtë gjë, duke u munduar ta relativizojë.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...