Mario Mandzukic mund t’i bashkohet Marseilles gjatë verës
Sipas të përditshme sportive franceze, L’Equipe, Patrice Evra është duke u munduar që ta bindë Mario Mandzukicin që të transferohet në Marseille gjatë verës
Evra, i cili gjatë dimrit ishte transferuar nga Juventusi në Marseille, po dëshiron që edhe reprezentuesin kroat ta transferoj në Velodrom, përcjell Express
Mandzukic, i cili ka të njëjtin menaxher me Evran, ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2019 dhe fiton 3.5 milionë euro në sezon. /Express/



