Kthimi i Listës Serbe nuk e kalon Demarkacionin

PUBLIKUAR

Edhe pas kthimit të Listës Serbe Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi vështirë që do të kalojë.

Pavarësisht asaj që në Qeverinë e Kosovës janë mjaft entuziastë në kthimin e këtij subjekti, opozita dhe analistët shprehen skeptikë në kalimin e Demarkacionit.

 

Kjo sepse, siç theksojnë ata, marrëveshja është në duart e deputetëve të koalicionit qeverisës e të cilët nuk janë të një fjale kur është çështja te Demarkacioni.

Sipas njohësve të çështjeve politike, kjo do ta stepë kalimin e kësaj marrëveshjeje, shkruan “Zëri”.

Në anën tjetër, opozita e hedh në pah edhe mundësinë e shitjes së votave të deputetëve të shumicës në seancën kur do të votohet kjo marrëveshje. Kurse data e dërgimit në Kuvend të Demarkacionit vazhdon të mos dihet.

Kjo zvarritje e riprocedimit të Demarkacionit nga politologët po vlerësohet si joligjore dhe e tepruar.

Në Qeverinë e Kosovës e mirëpresin iniciativën e Listës Serbe për gatishmërinë e votimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, thotë së kthimi i Demarkacionit tani varet nga partnerët e koalicionit qeverisës.

“Është i mirëseardhur deklarimi i Listës Serbe në dy pista: ata po kthehen dhe po theksojnë se janë të gatshëm ta votojnë Demarkacionin. Tani mbetet tek partnerët e koalicionit të koordinohen për kohën më të përshtatshme kur do të duhej që marrëveshja të dërgohet në Kuvend”, ka thënë Gecaj, për “Zërin”.

Subjekti opozitar më i madh në vend, lëvizja “Vetëvendosje”, konsiderojnë se edhe kësaj radhe në Kuvend mund të ndodhë shitja e votave të deputetëve të mazhorancës.

Deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu, vlerëson se një gjest i tillë ka ndodhur jorrallëherë në legjislativin e vendit.

“Nuk mund të paragjykoj nëse janë apo jo numrat për Marrëveshjen e Demarkacionit, nuk mund ta di me siguri pasi që deputetët e mazhorancës jorrallëherë kanë shitur votën e tyre për çështje të ndryshme. Pra edhe kësaj radhe mund të ndodhë shitblerja e votës duke pasur parasysh zellin e Qeverisë për ta kaluar atë marrëveshje”, ka thënë Haxhiu.

Në anën tjetër, në “Nismën për Kosovën” mendojnë se kthimi i serbëve nuk do ta kalojë Demarkacionin.

Shefja e Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Valdete Dushica-Bajrami, vlerëson se kthimi i këtij subjekti është bërë me marrëveshje në mes të koalicionit.

“Po pra, ashtu siç edhe e potencova më lart se kthimi i tyre në Kuvend nuk bëhet pa ndonjë ujdi mes këtij koalicioni të dëmshëm”, ka thënë Bajrami.

Më tej ajo vlerëson se fati i Demarkacionit nuk do të jetë në duart e Listës Serbe.

“Fatmirësisht kësaj radhe vendimet për mbrojtje të territorit tonë nuk do të jenë në duart e Listës Serbe, pasi që deputetët shqiptarë janë ata të cilët po e kundërshtojnë këtë marrëveshje, e cila ia rrezikon shtetit tonë mbi 8200 hektarë”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, analisti politik Imer Mushkolaj vlerëson se pavarësisht kthimit të Listës Serbe në Kuvend, Demarkacioni me Malin e Zi e ka vështirë të kalojë.

“Për kalimin e Demarkacionit Lista Serbe mund ta sigurojë kuorumin, por kjo nuk nënkupton se ajo mund të miratohet. Demarkacionin e kanë në dorë deputetët e PDK-së e të LDK-së”, ka thënë Mushkolaj, sipas të cilit, Lista Serbe është kthyer në Kuvend vetëm për interesa të Beogradit.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...